Prefekti i Qarkut Korcë është përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave në rank qarku. Prefekti emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave.

Prefekti kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet në nivel qarku të detyrimeve që këto institucione kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shërbimin publik. Ai mbikqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qëndrore në nivel vendor, drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore, të cilat, me akte ligjore e nënligjore të veçanta, janë caktuar në varësinë e tij të drejtpërdrejtë.

Prefekti është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qark. Ai gjithashtu ushtron kontroll financiar mbi këto organe në mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj.

 

Prefekti i Qarkut Korcë ka sektorët e mëposhtëm:

  • Sektori i Kompetencave Vendore, kujdeset dhe siguron që të gjitha institucionet shtetërore qëndrore plotësojnë sa më mirë të jetë e mundur detyrat e tyre në shërbim të njerëzve.
  • Sektori i Auditimit, ndihmon Njësitë e Qeverisjes Vendore të jenë ligjërisht përgjegjëse duke kontrolluar zbatimin e ligjeve dhe regullave. Ky sektor ndihmon në menaxhimin e sektoreve publikë, me qëllim arritjen e objektivave të tyre, duke përmirësuar sistemet e tyre dhe çdo njësi shërbimi.
  • Sektori i Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, kujdeset për menaxhimin e mirë të buxhetit të brendshëm të institucionit, administrimin e vlerave monetare dhe regullores së brendshme. Ky sektor gjithashtu përpunon dosjen e dokumentave të çdo nënpunësi, me qëllim që të sigurojë funksionim sa më të mirë të administratës së Prefektit.
  • Sektori Juridik dhe i Kompetencave të Deleguara siguron, kontrollon dhe konfirmon zbatimin e ligjeve, me qëllim përmbushjen e misionit të Prefektit. Ky sektor ofron gjithashtu këshillim ligjor për të gjithë sektorët e tjerë.

Your browser does not support iframes.

CLOSE