Rajoni i Maqedonisë Perëndimore është një nga 13 rajonet në Greqi dhe ndodhet në pjesën veri-perëndimore të vendit. Ky rajon ndahet në njësitë rajonale të Grevenasë, Kosturit, Kozanit dhe Follorinës dhe në pjesën veriore kufizohet me Shqipërinë dhe F.Y.R.O.M.

Rajoni i Maqedonisë Perëndimore është një institucion publik dhe është krijuar me Ligjin 1622/1986. Ligji 2503/1997 e përcaktoi rajonin si një njësi të decentralizuar të administratës shtetërore. Rajoni jep kontributin e tij në planifikimin kombëtar dhe në këtë kontekst implementon projekte dhe aplikon politikat themelore në rritjen ekonomike, sociale dhe atë kulturore. Rajoni i Maqedonisë Perëndimore është energjia thelbësore e Greqisë, pasi prodhon më shumë se 50% të energjisë që i nevojitet vendit. Në minierat e ketij rajoni ka një prodhim prej më shumë se 50 milion ton liniti në vit, i cili furnizon 6 TEC-e, me kapacitet 4.4 GWe.

Rajoni, në bashkëpunim me organizata të tjera që janë në rajon, ka një experience të gjërë në zbatimin e veprimeve të ngjashme që lidhen me biomasën. Disa prej këtyre organizatave janë: Univeristeti i Maqedonisë Perëndimore, Instituti i Lartë Teknik, Instituti i Proçeseve Kimike dhe Burimeve Energjike (CERTH/CPERI) dhe grupime analoge për bioenergjinë dhe mjedisin në Maqedoninë Perëndimore (CLUBE).

Your browser does not support iframes.

CLOSE