Qëndra për Kërkim dhe Teknologji, është e vetmja qëndër kërkimore në Greqinë Veriore dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë vendin. Ajo është themeluar në vitin 2000.

 

Fushat e kërkimit
CERTH ka arritje të rëndësishme shkencore dhe teknologjike në fusha të ndryshme, duke përfshirë energjinë, mjedisin, industrinë, informacionin dhe komunikimin, transportin dhe lëvizshmërinë e qëndrueshme,shëndetin, agro-bioteknologjinë, bujqesinë Smart (e zgjuar), sigurinë, si dhe në fusha të tjera shkencore ndër-disiplinore.

 

Institutet
Sot CERTH përfshin pesë institutet e mëposhtme, të cilat orientohen kryesisht në fusha kërkimore:
Proçesimi Kimik & Instituti i Burimeve Energjike (CPERI)  Burime të Qëndrueshme dhe të Pastra Energjietike, Teknologji  Ambientaliste, Proçesim Kimik dhe Biokimik, Materiale Funksionale të Avancuara.
Instituti i Teknologjisë të Informacionit (ITI)
Informatikë, Teknologji Telematike dhe Telekomunikacion.
Instituti Grek i Transportit (HIT)
Tokë, Transport Detar dhe Ajror si dhe Lëvizshmëri e Qëndrueshme.
Instituti i Bioshkences së Aplikuar (INAB)
Agro-Bioteknologji, Kërkime Shëndetësore, Informatikë për të dhëna bio.
Instituti i Thesalisë për Kërkime dhe Teknologji (IRETETH)
Agroteknologji, Bime medicinale dhe Kinisiologji.

 

Aktiviteti
• Më shumë se 600 njerëz, shumica e të cilëve shkencëtarë, punojnë në CERTH
• CERTH është vlerësuar me një numër të madh cmimesh si: Çmimi Europian Descart, Granti i Avancuar i Këshillit Kërkimor Europian (ERC), Çmimi i Konkursit Ndërkombëtar i Microsoft si dhe shumë çmime të tjera.
• CERTH ka praktikuar me sukses më shumë se 1 000 projekte kërkimore (me një buxhet total prej 423 mil €) të financuara nga Bashkimi Europian, industri të ndryshme nga SHBA, Japonia si dhe qeveria greke nëpërmjet Sekretariatit të Përgjithshëm të Kërkimeve dhe Teknologjisë.

Your browser does not support iframes.

CLOSE