MarketingAl

Manuali i Strategjisë së Marketingut

Sipas Kotler dhe Armstrong (2014), strategjia e marketingut është përgjigjia e kompanisë për dy pyetje kryesore:
1. Cilët janë konsumatorët të cilëve do u shërbejë biznesi? (segmentimi dhe fokusimi)
2. Si do krijohen vlera për ta? (diferencimi dhe pozicionimi)
Formulimi i një strategjie marketingu përmbledh hapat e mëposhtme:

  • Identifikimi i të gjithë tregut
  • Segmentimi (ndarja e tregut)
  • Fokusimi (vendosja e objektivave)
  • Diferencimi
  • Pozicionimi

Segmentimi nënkupton ndarjen e tregut në grupe të dallueshme blerësish, të cilët kanë nevoja dhe preferenca të ndryshme dhe mund të kenë nevojë për produkte të ndryshme për ti përmbushur ato. Secili grup paraqet nevoja dhe preferenca relativisht homogjene dhe mund të trajtohet me një produkt apo përpjekje marketingu të veçantë.

Shkarko Dokumentin

Your browser does not support iframes.

CLOSE