study al

Kërkim mbi vendndodhjen e “terreneve të testimit”

Biomasa dhe bioenergjia mund të jenë probleme kryesore për zhvillimin rajonal të zonave rurale. Përdorimi efektiv i biomasës mund të hapë perspektiva të reja për zhvillimin dhe punësimin rajonal. Përveç punës konkrete në nivel lokal apo rajonal për t’i zhvilluar ato si “baza testimi” për zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e bioenergjisë, shkëmbimi i njohurive dhe përvojave ndërmjet rajoneve të vendeve të ndryshme, sidomos atyre ndërkufitare mund të ndihmojë ndjeshëm për hartimin e politikave të zhvillimit dhe për problemet e ndryshme teknike dhe të tregut, nëpërmjet eksperiencave më të mira të fushës.

Për Rajonin e Prefekturës së Korçës u krye një studim kërkimor mbi vendndodhjen dhe identifikimin e “terreneve të testimit” ose “bazave të testimit” (shembujt rajonalë – projektet pilote) në lidhje me prodhimin e biomasës dhe bioenergjisë. Rastet inovative, të cilat mund të konsiderohen edhe si projekte pilote, do të shërbejnë si modele rajonalë për prodhimin dhe përdorimin praktik të biomasës për energji. Këto raste – projekte pilote mund të shërbejnë si nxitje për zhvillim edhe për nën rajonet e tjera të prefekturës ose brenda rajoneve të tjera. Gjithashtu do të trajtohen edhe disa propozime për projekte pilote – praktika në zhvillim që do të shërbejnë si parapërgatitje për përgatitjen e projekteve pilote në sferën e biomasës dhe të prodhimit të bioenergjisë.

Shkarko Dokumentin

Your browser does not support iframes.

CLOSE