vlerseimi2

Vlerësimi i politikave të BE-së

Udhëzuesi kryesor legjislativ për bioenergjinë e qëndrueshme në Bashkimin Evropian është Direktiva e Energjisë së Rinovueshme 2009/28/KE (RED). Qëllimi kryesor i Direktivës është caktimi i objektivave detyruese për përdorimin e energjisë nga burime të rinovueshme. Direktiva përcakton një objektiv të përgjithshëm prej 20% për BE-në dhe objektiva individuale për Shtetet Anëtare bazuar në nivelin e zhvillimit ekonomik të tyre. Plotësimi i objektivave të vendosura nga Direktiva RED dhe nga Paketa e Klimës dhe Energjisë do të kërkojë një rritje serioze të kërkesës për biomasë për qëllime energjetike. Të dhënat e Planeve Kombëtare të Veprimit për Energjitë e Rinovueshme (NREAP) të shteteve anëtare tregojnë se biomasa pritet të kontribuojë për më shumë së gjysmën e objektivit të energjisë së rinovueshme prej 20% të konsumit bruto të energjisë finale. Megjithatë sasia e biomasës e nevojshme për të plotësuar objektivat e 2020, ka të ngjarë të jetë shumë më e madhe se ajo që mund të plotësohet nga rritja e prodhimit në kuadër të BE-së (Vito, 2015). Importimi i biomasës prej vendeve jashtë BE-së mund të çojë në rrezikun e dëmtimit të ekosistemeve të vendeve të tjera.

Shkarko Dokumentin

Your browser does not support iframes.

CLOSE