studimi2

Analiza PEST – Perpunimi i Biomases për zhvillimin e rrjetit të përpunimit të biomasës në Prefekturën e Korçës dhe Maqedonisë Perëndimore

Për qëllimet e këtij studimi do të përdoret termi i gjërë i përpunimit të biomasës, i cili përfshin të gjitha teknologjitë e konverimit të saj, me qëllim që të sigurohet një pasqyrë sa më e qartë e krijimit të energjisë nga biomasa në të dy rajonet ndërkufitare, rajonit të Prefekturës së Korçës dhe Rajonit të Maqedonisë Perëndimore.
Përdoruesit e biomasës për gjenerim energjie mund të klasifikohen si përdorues shtëpiakë dhe përdorues industrialë. Kategoria e përdoruesve industrialë të biomasës mund të ndahet në nënkategori si: çentralet e gjenerimit të ngrohjes nga biomasa, çentralet e gjenerimit të elektricitetit nga biomasa ose çentralet e kombinuara të gjenerimit të nxehtësisë dhe energjisë, të cilat prodhojnë njëkohësisht elektricitet dhe energji për ngrohje.
Subjektet e këtij studimi janë kompanitë e përpunimit të biomasës, të cilat përtej përmbushjes të nevojave të tyre, gjenerojnë edhe energji për shitje. Kjo kategori përfshin sistemet e ngrohjes për rajonin dhe çentralet e energjisë së biomasës. Meqënëse fokusi i këtij studimi janë kompanitë private të energjise në dy rajonet ndërkufitare dhe bashkëpunimi i tyre i mundshëm, sipërmarësit publikë të kësaj kategorie përjashtohen.

Shkarko Dokumentin

factbook perpunimi biomases

Harta e Bizneseve

Your browser does not support iframes.

CLOSE