studimi3

Analiza PEST – Perpunimi i Biomases për zhvillimin e rrjetit të biomasës në Prefekturën e Korçës dhe Maqedonisë Perëndimore

Ky studim ka për qëllim kuptimin e situatës aktuale të prodhimit të biomasës në dy rajonet ndërkufitare që përfshijnë Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë Perëndimore, me qëllim promovimin e rrjetit të prodhimeve të biomasës në këtë rajon. Studimi i kryer ndoqi hapat e mëposhtme:
Rishikim i konceptit të biomasës për prodhimin e energjisë dhe klasifikimi i tij.
– Prezantimi i vlerësimit të potencialit të biomasës në të dyja zonat, Prefekturën e Korçës dhe Rajonin e Maqedonisë Perëndimore, me qëllim identifikimin e burimeve më të rëndësishme të biomasës.
– Përcaktimin e konceptit “prodhues i biomasës”, që përfaqëson aktorët më të rëndësishëm në të cilët ky studim fokusohet.
– Identifikimin e prodhuesve të biomasës në secilin prej dy rajoneve ndërkufitare të interesuara.
– Mbledhjen e të dhënave me qëllim vlerësimin e sasisë së biomasës që ata prodhojnë, shoqëruar me një vlerësim të kërkesës për biomasën e prodhuar. Intervista personale (ballë për ballë), u realizuan me prodhues të peletave të drurit ndërsa u morën të dhëna për plantacionin pilot Paulonia në Kozan nga një studim i shembujve rajonale të energjisë të biomasës të bërë nga partnerë grekë të këtij sudimi.
– Një analizë e faktorëve Politikë, Ekonomikë, Socialë dhe Teknologjikë që mund të ndikojnë aktivitetet e prodhuesëve përkatës së biomasës.
– Hapi i fundit I këtij studimi përmbledh konkluzionet e “pjellorisë – prodhueshmerisë” të dy rajoneve kufitare, për të qenë mikpritësit dhe promovuesit e prodhimeve të biomasës.

Shkarko Dokumentin

factbook rrjeti i biomases

Harta e Bizneseve

Your browser does not support iframes.

CLOSE