Studim1

Parimet dhe kriteret për prodhimin e qëndrueshëm të bioenergjisë

Mirëqenia e shoqërisë moderne mbështetet në një masë të madhe në lëndët djegëse fosile. Pavarësisht nga problemet ekonomike dhe mjedisore dhe shterimi i lëndëve djegëse fosile, modelet energjetike të tashme karakterizohen nga përdorimi i madh i tyre dhe nga raportet e varësisë prej “importimit të paevitueshëm të energjisë”, të domosdoshme për të plotësuar konsumin e brendshëm për pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara. Vitet e fundit politikat ndërkombëtare dhe kombëtare kanë ndryshuar. Ato janë orientuar drejt përhapjes dhe optimizimit të përdorimit të burimeve të rinovueshme, përmes përdorimit racional të resurseve lokale.
Ndikimet e ndryshimeve klimatike, kërkesat në rritje për energji, çmimet e paqëndrueshme të naftës dhe varfëria energjetike kanë çuar në kërkime për burime të tjera alternative energjetike ekonomikisht më efiçente, të pranueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjikisht të shëndosha. Prodhimi dhe përdorimi i bioenergjisë është një prej alternativave me interes në rritje.

Shkarko Dokumentin

Your browser does not support iframes.

CLOSE