• 986
  • 871
  • 595
  • 429
  • 430
  • 985

PARTNERS

bioTë dy vendet ndajnë interes të përbashkët për një përcaktim sa më të shpejtë dhe rrënjësor të burimeve të tyre të energjisë. Karburantet tradicionale si nafta, kanë çmime të lëkundshme dhe nivel të lartë ndotjeje. Greqia prodhon energji nëpërmjet përdorimit të linitit, i cili është qymyr i një shkalle të ulët dhe me nivel të lartë ndotjeje. Ajo mbulon deri në 54% nevojën e saj për energji vetëm nga shfrytëzimi i linitit, por për këtë arsye pas 45 vitesh nuk do të ketë më depozita liniti për tu shfrytëzuar.
Shqipëria ndërkohë, ka eksperiencë të vogël sa i takon energjisë, 90.9% e së cilës prodhohet nga hidroçentralet, kapaciteti i i të cilave është ezauruar, pasi shumica e çisternave janë shfrytëzuar. Për këtë arsye Shqipëria duhet të veprojë sa më shpejt për të përmbushur nevojat e saj në rritje për energji.

  1. Fuqizimi dhe zhvillimi i një rajoni të qëndrueshëm dhe të integruar ndërkufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë në fushën e përdorimit të vazhdueshëm të bioenergjisë. Qëllimi i këtij objektivi është të forcojë marrëdhëniet e biznesit mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke nxitur bashkëpunimin e kompanive greke dhe shqiptare.
  2. Krijimi i një rrjeti ndër-sektorial dhe ndër-rajonal për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe experiencës së dy vendeve. Kjo objektivë synon krijimin e urave të komunikimit midis kompanive greke dhe shqiptare për energjinë, me qëllim që të shpërndajë njohuri dhe informacion mes këtyre kompanive. Këto njohuri duhet të përfshijnë praktika e metoda më të mira, materiale informuese dhe të dhëna lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e boienergjisë dhe biomasës.
  3. Të krijojë ose të lehtësojë një strukturë principesh dhe regullash, ku të gjithë aksionerët e energjisë të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit. Kjo strukturë do të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të bioenergjisë dhe do të shmangë përpjekjet e mëparshme të dështuara në këtë fushë.
  4. Të sigurojë përvojën e nevojshme për promocionin dhe shpërndarjen e prodhimeve të biomasës dhe bioenergjisë.
  5. Të krijojë një platformë për zhvillimin e tregut rajonal për bioenergjinë.

• Zhvillimi i një rajoni të qëndrueshëm dhe të integruar ndërkufitar në fushën e përdorimit të qëndrueshëm të bioenergjisë,
• Komunikimi mes autoriteteve të Greqisë dhe Shqipërisë dhe aplikimi i politikave të BE-së, përsa i përket zhvillimit të sektorit të bioenergjisë në rajon. Krijimi i një rrjeti ndër-sektorial dhe të integruar që do të lehtësojë shkëmbimin e informacionit dhe experiences.
• Zhvillimi i instrumentave që do të promovojnë bioenergjinë dhe biomasën.

VIDEO

Your browser does not support iframes.

CLOSE
unikwplk